Të paktën 32 persona kanë humbur jetën dhe rreth 700 të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi Venezuelën, sipas presidentes së përkohshme të vendit, Delcy Rodríguez.
Kjo është shifra e parë zyrtare e publikuar nga autoritetet venezueliane lidhur me bilancin e viktimave pas lëkundjeve të forta sizmike që tronditën vendin dhe shkaktuan dëme të mëdha materiale.
Rodríguez bëri të ditur se ekipet e emergjencës dhe shpëtimit vazhdojnë operacionet në zonat më të prekura, ndërsa numri i viktimave dhe të plagosurve mund të ndryshojë me vazhdimin e kërkimeve.
Tërmeti shkaktoi shembje ndërtesash dhe dëme të konsiderueshme në disa rajone të Venezuelës, përfshirë kryeqytetin Karakas, ku dhjetëra persona raportohet se mbetën të bllokuar nën rrënoja.
Autoritetet po vijojnë vlerësimin e situatës në terren, ndërsa priten përditësime të tjera mbi pasojat e katastrofës natyrore.
© SYRI.net