Rrëzohet një helikopter ushtarak në Pakistan, asnjë i mbijetuar

Rrëzohet një helikopter ushtarak në Pakistan, asnjë i mbijetuar

14:53, 10/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një helikopter i ushtrisë pakistaneze është rrëzuar në Kashmirin pakistanez. Fatkeqësisht nga kjo ngjarje nuk ka arritur të mbijetojë asnjë person që ishte në helicopter.

“Një helikopter Mi-17 i Forcave Ajrore të Pakistanit u rrëzua gjatë ngritjes pranë Muzaffarabad sot për shkak të një defekti teknik”, tha ushtria në një deklaratë.

“Nuk ka të mbijetuar”, shtoi ushtria, pa specifikuar numrin e personelit në bordin e avionit të projektuar nga Bashkimi Sovjetik, një version i Mi-8 rus me një kapacitet prej rreth 30 personash.

Helikopteri u rrëzua gjatë ngritjes dhe u përfshi nga flakët, tha një dëshmitar duke shtuar se zjarrfikësit po përpiqeshin të vinin nën kontroll flakët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco