Kalaja e Beaufortit nën kontrollin e Izraelit

Kalaja e Beaufortit nën kontrollin e Izraelit

12:03, 31/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Forcat izraelite kane marrë nën kontroll Kalanë e Beaufortit, një monument mesjetar rreth 900-vjeçar në jug të Libanit.

Lajmi u bë i ditur nga ushtria izraelite, e cila e cilësoi operacionin si një goditje të rëndësishme ndaj Hezbollahut, pavarësisht armëpushimiit të shpallur më shumë se gjashtë javë më parë.

Sipas autoriteteve ushtarake izraelite, operacioni synonte dobëssisimin  e infrastrukturës dhe kapacitetet operacionale të Hezbollahut në rajon.

Zhvillimi vjen pas një dite me intensitet të lartë sulmesh nga Hezbollahu drejt veriut të Izraelit, ndër më të rëndat që prej armëpushimit të muajit prill.

Sulmet detyruan autoritetet izraelite të mbyllnin shkolla dhe të vendosnin kufizime të reja sigurie në zonat kufitare.

Sipas reuters, marrja e kontrollit të Kalasë së Beaufortit I jep ushtrisë izraelite një pozicion dominues mbI pjesë të mëdha të jugut të Libanit dhe veriut të Izraelit.

Ushtria izraelite njoftoi gjithashtu se operacionet po vazhdojnë pranë qytetit të Nabaties, një prej bastioneve kryesore të Hezbollahut në jug të Libanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco