Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Winterthur, Zvicër, ku tre persona mbetën të plagosur pas një sulmi me thikë në stacionin e trenit rreth orës 08:30. Policia zvicerane e ka cilësuar ngjarjen si një akt terrorizmi.
Autori i dyshuar, një 31-vjeçar me shtetësi të dyfishtë zvicerane dhe turke, është arrestuar nga policia. Ai ishte njoftuar më parë për përhapje propagande të Shtetit Islamik.
Drejtori i sigurisë për kantonin e Cyrihut, Mario Fehr, e përshkroi sulmin si “të neveritshëm” dhe vlerësoi veprimin e guximshëm të disa qytetarëve, përfshirë një mësuese që mbrojti nxënësit e saj.
Një dëshmitar i tha medias lokale Blick se burri bërtiti “'Allahu Ekber' pesë ose gjashtë herë në një mënyrë shumë emocionale, tre burra, të moshës 28, 43 dhe 52 vjeç, u plagosën.
Tre viktimat ndodhen në spital: një burrë u godit në këmbë, tjetri në qafë dhe i treti në kofshë. Një video e siguruar nga gazeta zvicerane Blick tregon sulmuesin duke ikur nga stacioni dhe duke bërtitur “Allahu Ekber”.
Shefi i policisë Marius Wegermann theksoi se motivi i sulmit lidhet me radikalizmin dhe ekstremizmin.
DAS IST NICHT MEHR UNSERE SCHWEIZ!!!
— Nils Fiechter (@NilsFiechter) May 28, 2026
Ein islamistischer #Attentäter ruft «Allahu Akbar» und sticht mit einem Messer auf Passanten am Bahnhof #Winterthur - direkt vor einer Schulklasse mit kleinen Kindern. Entsetzlich. Wer die #Schweiz liebt, akzeptiert das nicht! pic.twitter.com/bAst46NOtZ

© SYRI.net