Izraeli: Kemi vrarë komandantin e ri të krahut të armatosur të Hamasit

Izraeli: Kemi vrarë komandantin e ri të krahut të armatosur të Hamasit

11:06, 27/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ushtria izraelite njoftoi sot se vrau kreun e ri të krahut të armatosur të lëvizjes palestineze Hamas, disa ditë pasi vrau paraardhësin e tij.

Ushtria njoftoi se komandanti Mohamad Odeh u vra dje në një operacion në qytetin e Gazës, raporton Reuters.Vdekja e Odeh u konfirmua për Reuters nga një i afërm i tij, ndërsa Hamasi nuk ka komentuar për këtë çështje.

Zyrtarët e shëndetësisë në Gaza raportuan se gjashtë persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën në të njëjtin sulm izraelit ndaj një ndërtese banimi në Gaza.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha dje se Odeh drejtoi seksionin e inteligjencës së Hamasit gjatë sulmit më 7 tetor 2023, i cili nisi luftën në Rripin e Gazës.

Ai u emërua komandant i njësisë së armatosur të Hamasit pasi paraardhësi i tij, Izz al-Din al-Hadad, u vra më 15 maj.

Disa orë para sulmit të djeshëm dhe vrasjes së Odeh, Izraeli njoftoi se po zgjeronte operacionet ushtarake në Libanin fqinj.

Në sulmet e fundit izraelite ndaj lëvizjes libaneze Hezbollah, u vranë 31 persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco