Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Negociatat SHBA-Iran, Trump: Nuk do të nxitojmë për një marrëveshje, koha është në anën tonë

Negociatat SHBA-Iran, Trump: Nuk do të nxitojmë për një marrëveshje, koha është në anën tonë

16:37, 24/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Donald Trump tha se negociatat me Iranin po “zhvillohen në mënyrë të rregullt dhe konstruktive” dhe se i ka udhëzuar përfaqësuesit e tij “të mos nxitojnë drejt një marrëveshjeje”.

Presidenti amerikan shton se “koha është në anën tonë” dhe se bllokada detare e SHBA-së ndaj Iranit “do të mbetet plotësisht në fuqi deri sa të arrihet, të certifikohet dhe të nënshkruhet një marrëveshje”.

“Të dyja palët duhet të marrin kohën e tyre dhe ta bëjnë siç duhet. Nuk mund të ketë gabime!”, tha Trump.

“Marrëdhënia jonë me Iranin po bëhet gjithnjë e më profesionale dhe produktive”, shtoi ai.

Por ai përsërit se Irani nuk mund të “zhvillojë ose të sigurojë” një armë ose bombë bërthamore, duke përsëritur deklaratat e sekretarit amerikan të shtetit Marco Rubio më herët gjatë ditës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco