Në jug të Francës identifikohen rreth 100 vezë dinosauri 72 milionë vjeçare

Në jug të Francës identifikohen rreth 100 vezë dinosauri 72 milionë vjeçare

13:52, 23/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Në jug të Francës është bërë një nga zbulimet më të rëndësishme paleontologjike të viteve të fundit, ku janë identifikuar rreth 100 vezë të fosilizuara dinosauri, me një moshë rreth 72 milionë vjet. Gjetja është bërë pranë Muzeut dhe Parkut të Dinozaurëve në qytetin bregdetar Mèze.

Vezët, me madhësinë e një pjepri të vogël, mendohet se i përkasin titanosaurëve – dinosaurë gjigantë barngrënës me qafë të gjatë, të cilët arrinin deri në 15 metra gjatësi dhe peshonin deri në 20 tonë.

Sipas gjeologut Alain Cabot, themelues i muzeut, zona mund të fshehë edhe miliona vezë të tjera nën tokë, duke e bërë atë një nga vendet më të pasura me fosile të këtij lloji në botë.

Ekspertët mendojnë se përmbytjet dhe sedimentet e lumenjve kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ruajtjen e vezëve për miliona vite. Cabot shton se dinosaurët mund të jenë kthyer vazhdimisht në këtë zonë për të vendosur vezët e tyre, ngjashëm me sjelljen e disa tufave kafshësh migratore.

Zbulimi ka tërhequr vëmendje të madhe në Francë, ndërsa disa shkencëtarë e konsiderojnë zonën një potencial të madh për gjetje të tjera të ngjashme. Megjithatë, ka edhe paleontologë që mbeten më të kujdesshëm, duke theksuar se fosile të tilla janë gjetur edhe më parë në jug të vendit.

Cabot ka kërkuar që vezët të mbeten në vendin e zbulimit, për të shmangur dëmtimin apo zhdukjen e tyre nga koleksionistë privatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco