Sipas burimeve të Al Arabiya, drafti përfundimtar i një marrëveshjeje të mundshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të ndërmjetësuar nga Pakistani, mund të shpallet brenda disa orësh.
Pikat kryesore të marrëveshjes - të raportuara tashmë nga mediat saudite - përfshijnë, ndër të tjera, një armëpushim të menjëhershëm, liri të garantuar të lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe heqjen graduale të sanksioneve të SHBA-së.
Marrëveshja, raportojnë burime të Televizionit të Emirateve, pritet të hyjë në fuqi menjëherë pas njoftimit zyrtar nga të dyja palët.
Stacioni televiziv i Arabisë Saudite, Al Hadath, zbuloi sot se ka siguruar draftin përfundimtar të një marrëveshjeje të mundshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, të ndërmjetësuar nga Pakistani.
Sipas medias, dokumenti nuk përmend asnjë klauzolë që lidhet me programin bërthamor të Iranit ose kërcënimet me raketa. Sipas raportit, drafti përfundimtar përfshin, ndër të tjera: ndërprerjen e operacioneve ushtarake dhe luftës mediatike, respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Iranit dhe mosndërhyrjen në punët e tij të brendshme, si dhe garancitë për lirinë e lundrimit në Gjirin Persik, Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirin e Omanit.
Negociatat për çështjet e mbetura midis palëve pritet të fillojnë brenda shtatë ditësh dhe pritet një heqje graduale e sanksioneve të SHBA-së në këmbim të angazhimit të Iranit për t'u përmbajtur kushteve të marrëveshjes./ANSA.
© SYRI.net