Ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani ka njoftuar se i ka kërkuar Bashkimit Evropian (BE) të vendosë sanksione ndaj ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, për trajtimin e aktivistëve të Flotiljes Globale "Sumud".
Tajani në rrjetin social amerikan X tha se i ka kërkuar zyrtarisht shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, që miratimi i sanksioneve ndaj ministrit Ben-Gvir të përfshihet në agjendën e takimit të ardhshëm të ministrave të jashtëm të BE-së.
A nome del Governo italiano ho appena formalmente chiesto all’Alto Rappresentante @kajakallas di includere nella prossima discussione dei Ministri degli Esteri UE l’adozione di sanzioni contro il Ministro per la sicurezza nazionale israeliano Ben-Gvir per gli inaccettabili atti…
— Antonio Tajani (@Antonio_Tajani) May 21, 2026
Ai theksoi se kërkesa vjen si përgjigje ndaj “akteve të papranueshme të kryera ndaj flotiljes, ndalimit të aktivistëve në ujërat ndërkombëtare dhe nënshtrimit të tyre ndaj ngacmimeve dhe poshtërimit, në shkelje të të drejtave më themelore të njeriut”.
© SYRI.net