Fotot e Papës bëjnë xhiron e rrjetit, besimtarët i japin hot dog ‘falas’ gjatë paradës në sheshin Shën Pjetri

Fotot e Papës bëjnë xhiron e rrjetit, besimtarët i japin hot dog ‘falas’ gjatë paradës në sheshin Shën Pjetri

22:19, 20/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një incident i çuditshëm ka ndodhur ditën e sotme në sheshin Shën Pjetri në Vatikan ndërsa Papa Leoni i XIV po përshëndeste besimtarët.

Gjatë momentit kur Papa po përshëndeste mijëra besimtarë nga papamobili, në kuadër të turit të tij tradicional në shesh, një person nga turma i hodhi një ‘hot dog’ mbi kokë. Papa u përpoq ta kapte, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime mes të pranishmëve.

Pamjet e momentit u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ndërsa atmosfera në shesh u karakterizua nga entuziazmi dhe humori i besimtarëve të mbledhur në Vatikan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco