Reuters: Kina trajnoi ushtarë rusë për të luftuar kundër Ukrainës

Reuters: Kina trajnoi ushtarë rusë për të luftuar kundër Ukrainës

20:00, 19/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kina ka trajnuar fshehurazi rreth 200 ushtarë rusë në territorin e saj, disa prej të cilëve më vonë luftuan në Ukrainë, raportoi Reuters të martën, duke cituar tre agjenci evropiane të inteligjencës dhe dokumente që ka qenë në gjendje të shqyrtojë.

Këto ushtrime, të përqendruara kryesisht në përdorimin e dronëve, rrjedhin nga një marrëveshje ruso-kineze e nënshkruar më 2 korrik 2025, sipas Reuters.

Marrëveshja parashikon trajnimin e rreth 200 ushtarëve rusë në objektet kineze, përfshirë ato në Pekin dhe Nanjing, në fushat e dronëve, luftës elektronike, aviacionit ushtarak dhe këmbësorisë së blinduar.

Sipas Reuters, ushtarët që morën pjesë ishin instruktorë të ngarkuar me përhapjen e njohurive të tyre brenda zinxhirit komandues.

Agjencia evropiane e inteligjencës pretendon se ka identifikuar disa prej tyre që më pas kryen operacione me dronë në Krimenë e pushtuar dhe rajonin e Zaporozhye-s.

Pekini, i cili e paraqet veten si një ndërmjetës neutral, i ka hedhur poshtë këto raporte, duke pretenduar se mban një qëndrim "objektiv dhe të paanshëm" dhe po punon për të lehtësuar bisedimet e paqes.

Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në Kinë për një vizitë dy-ditore, ku do të zhvillojë bisedime me Presidentin Xi Jinping.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco