Një tragjedi ka ndodhur në liqenin Bajkal në Siberi, ku pesë persona kanë humbur jetën për shkak se një mjet lundrues u përmbyt në liqen. Aksidenti ndodhi pranë vendit të njohur si "Turtle Rock" në bregun lindor të liqenit, kur mjeti "Sever-750" u përmbys në rrethana të cilat ende nuk dihen. Autoritetet deklaruan se operatori i mjetit lundrues ishte midis personave në bord, ndërsa dyshohet se shkak për përmbytjen është bërë mbingarkesa e anijes.
Mediat e huaja shkruajnë se 13 persona, përfshirë një të mitur u shpëtuan nga forcat e shpëtimit, ndërsa të gjithë të mbijetuarit po trajtohen në spital. Në operacionin e shpëtimit të tyre u përfshinë 30 ekipe shpëtimi dhe disa zhytës. Sipas të dhënave paraprake, mjeti lundrues mbante pothuajse dyfishin e numrit të pasagjerëve që ishte projektuar të mbante, ndërsa bëhet me dije se asnjë nga pasagjerët nuk kishte veshur jelekë shpëtimi. Autoritetet kanë nisur një hetim penal për shkelje të rregullave të sigurisë dhe mbingarkesë të anijes.
На Байкале перевернулся катер с туристами. Погибли пять человек
— Вот Так (@vottak_tv) May 19, 2026
Всего на борту находилось 18 пассажиров, в том числе дети. При этом вместимость лодки — почти в два раза меньше. Трагедия произошла в районе скалы Черепах.
По информации Baza, капитан катера «Хивус» на воздушной… pic.twitter.com/fIU2cOO8SJ
© SYRI.net