VIDEO/ Sulm me armë në një xhami në San Diego, vritet një roje sigurie dhe dy autorët e dyshuar

VIDEO/ Sulm me armë në një xhami në San Diego, vritet një roje sigurie dhe dy autorët e dyshuar

06:50, 19/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një roje sigurie mbeti i vrarë gjatë një sulmi nga dy persona të armatosur në një xhami në San Diego, Kaliforni, këtë të hënë.

Sipas NBC, dy autorët e armatosur u vranë nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Raportohet gjithashtu për disa persona të plagosur. Policia u njoftua rreth orës 11:40 me orën lokale për praninë e një personi të armatosur pranë Qendrës Islame të San Diegos.

Në zonë mbërritën menjëherë forca të shumta policie, ndërsa autoritetet bllokuan edhe rrugët përreth si masë sigurie.

Sipas autoriteteve, incidenti tashmë konsiderohet i përfunduar. Qendra Islame është më e madhja në qarkun e San Diegos, me rreth 5 mijë besimtarë. Ajo përfshin gjithashtu një shkollë ku zhvillohen mësime fetare dhe kurse gjuhësh.

Në një distancë të afërt ndodhet edhe një qendër hebraike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco