Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, shkak sulmi pranë centralit bërthamor në Emiratet e Bashkuara Arabe

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, shkak sulmi pranë centralit bërthamor në Emiratet e Bashkuara Arabe

21:36, 17/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një sulm me dron pranë centralit bërthamor Barakah në Emiratet e Bashkuara Arabe ka shkaktuar zjarr dhe ka rritur ndjeshëm tensionet në rajon.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Emirateve, sistemet e mbrojtjes ajrore kanë zbuluar tre dronë që hynin nga drejtimi perëndimor. Dy prej tyre janë rrëzuar, ndërsa i treti ka goditur një gjenerator energjie pranë centralit.

Autoritetet konfirmuan se nuk ka të lënduar dhe nuk është regjistruar rritje e niveleve të rrezatimit.

Ministria e Jashtme e Emirateve e cilësoi ngjarjen si “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe “akt agresioni të papranueshëm”, duke bërë të ditur se hetimet për origjinën e sulmit janë duke vazhduar.

Edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka shprehur shqetësim të thellë, duke theksuar se çdo veprim ushtarak që rrezikon sigurinë bërthamore është i papranueshëm.

Centrali Barakah ndodhet rreth 200 kilometra në perëndim të Abu Dhabit dhe furnizon një pjesë të madhe të energjisë elektrike të vendit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco