Lajmi i fundit

E ngatërruan me një person me precedent, policia greke bën për spital 29-vjeçarin nga Maliqi

Shpërthim i fuqishëm në një uzinë ushtarake izraelite, autoritetet: Ishte test i planifikuar

Shpërthim i fuqishëm në një uzinë ushtarake izraelite, autoritetet: Ishte test i planifikuar

08:36, 17/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar pranë qytetit Beit Shemesh, në ambientet e industrisë shtetërore ushtarake izraelite Tomer.

Megjithatë, kompania e ka cilësuar ngjarjen si pjesë të një “testi të planifikuar dhe të kontrolluar”. Pavarësisht reagimit të shpejtë zyrtar, rrethanat e shpërthimit mbeten ende të paqarta, ndërsa media ndërkombëtare raportojnë se fuqia e tij ka shkaktuar habi edhe brenda vetë Izraelit.

Qyteti Beit Shemesh, i ndodhur pranë Jerusalem, ishte goditur disa herë nga raketa të lëshuara nga Iran gjatë konfliktit të fundit mes dy vendeve. Për këtë arsye, shpërthimi ka rikthyer shqetësimin te banorët mes spekulimeve për një përshkallëzim të ri të tensioneve.

Sipas The Times of Israel, kompania Tomer deklaroi se shpërthimi lidhej me një “eksperiment të planifikuar” që “u realizua sipas programit”.

Një burim anonim brenda kompanisë konfirmoi për transmetuesin publik izraelit Kan se bëhej fjalë për një shpërthim të kontrolluar, por nuk dha shpjegime se përse testi ishte kryer në orën 23:30 të natës.

Ndërkohë, televizioni izraelit Channel 12 raportoi, pa cituar burime konkrete, se testi mund të ketë përfshirë sisteme shtytëse për raketa, përfshirë edhe raketa me rreze veprimi prej mijëra kilometrash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco