Publikohen pamjet/ Momenti kur makina përplasi kalimtarët në Modena

Publikohen pamjet/ Momenti kur makina përplasi kalimtarët në Modena

20:49, 16/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Publikohen pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Modena të Italisë pasditen e sotme.

Një makinë që lëvizte me shpejtësi të lartë ka përplasur rreth dhjetë persona në qendër të Modena, përpara se të përplasej me vitrinën e një dyqani.

Tetë persona janë plagosur, katër prej tyre në gjendje shumë të rëndë.

Sipas raportimeve, nuk bëhet fjalë për një aksident, por për një veprim të qëllimshëm.

Drejtuesi i automjetit, i cili kishte tentuar të largohej nga vendngjarja, është ndaluar nga forcat e rendit.

 

Bilanci

Nga ngjarja mbetën të plagosur të paktën tetë persona, katër prej tyre në gjendje të rëndë. 

Dy të plagosur u transportuan me helikopter në spitalin Maggiore të Bolonjës, ndërsa dy të tjerë në spitalin Maggiovara të Modenës. Një grua 55-vjeçare ndodhet në gjendje shumë kritike dhe, sipas raportimeve, ka humbur të dyja këmbët pas përplasjes.

Pas aksidentit, autori tentoi të arratisej duke sulmuar me thikë një kalimtar që ndërhyri për ta ndaluar. Falë reagimit të disa qytetarëve, ai u neutralizua dhe iu dorëzua forcave të policisë. Një prej qytetarëve mbeti i plagosur lehtë gjatë përleshjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco