Avioni luftarak amerikan F- 35A patrullon ujrat e Ngushticës së Hormuzit

Avioni luftarak amerikan F- 35A patrullon ujrat e Ngushticës së Hormuzit

20:36, 13/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një avion luftarak amerikan F-35A i Forcave Ajrore të SHBA-së patrulloi të mërkurën mbi ujërat pranë Ngushticës së Hormuzit, njoftoi United States Central Command (CENTCOM).

F-35A është një avion luftarak i gjeneratës së pestë. Sipas komandës amerikane, ai mund të mbajë deri në 18 mijë paund armatime duke fluturuar njëkohësisht me shpejtësi supersonike.

CENTCOM e bëri njoftimin përmes një postimi në X, ndërsa kontrolli i Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit po ngadalëson furnizimet globale me energji dhe po shkakton pasoja ekonomike në mbarë botën.

Një bllokadë detare amerikane në këtë korridor ujor nisi më 13 prill, duke lënë cisternat e mbushura me naftë të bllokuara dhe të paafta për të dalë nga ngushtica.

Në raport kontribuoi edhe Associated Press.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco