Një turist nga Zelanda e Re ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve italiane pasi vendosi të thyente rregullat duke u hedhur në Shatërvanin e Trevit në Romë.
Në videot që po qarkullojnë në mediat sociale shihet turisti i cili nga distanca niset të vrapojnë e më pas hidhet me not në shatërvan.
Ai është gjobitur pasi injoroi ndalimin për t’u zhytur në shatërvan. Pas hedhjes së tij në shatërvan autoritetet ndërhynë menjëherë. Për veprimin e tij, ai u gjobit me 500 euro dhe iu ndalua hyrja në qytet.
© SYRI.net