Hezbollahu vret me dron në Izrael rezervistin Alexander Glovanyov

Hezbollahu vret me dron në Izrael rezervistin Alexander Glovanyov

20:05, 11/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një rezervist i ushtrisë izraelit u vra nga një sulm me dron i Hezbollahut në pjesën veriore të Izraelit, njoftuan sot Forcat e Mbrojtjes të Izraelit.

Ushtari i vrarë u identifikua si Alexander Glovanyov, 47 vjeç, rezervist në Batalionin 6924 në Qendrën e Transportit, shkruan gazeta “The Times of Israel”.

Sulmi ndodhi të dielën rreth orës 16:00, kur disa dronë të lëshuar nga Hezbollahu ranë në territorin e Izraelit, afër Manaras, afër kufirit me Libanin. Njëri nga dronët e la të vrarë Globanyovin, sipas një hetimi të ushtrisë izraelite.

Ai ka lënë pas vetes bashkëshorten, një djalë 15-vjeçar dhe vajzën 8-muajshe.

Glovanyaovi është ushtari i pestë izraelit që vritet në zonën kufitare mes dy vendeve gjatë armëpushimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco