Dubai kërkon rrugë të re tregtare, porti i ri synon të anashkalojë Ngushticën e Hormuzit

Dubai kërkon rrugë të re tregtare, porti i ri synon të anashkalojë Ngushticën e Hormuzit

10:27, 14/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Dubai po përgatit një projekt të ri strategjik në sektorin e transportit detar, me ndërtimin e një porti shumëfunksional dhe një terminali të ri kontejnerësh në bregun lindor të Emirateve të Bashkuara Arabe. Qëllimi është krijimi i një rruge alternative tregtare që nuk varet nga Ngushtica e Hormuzit, një nga pikat më të rëndësishme dhe më të ndjeshme të transportit detar në botë.

Projekti po zhvillohet nga operatori portual DP World, i cili është në bisedime me autoritetet për ndërtimin e një porti të ri në Fujairah, në brigjet e Gjirit të Omanit, si dhe për zgjerimin e terminalit ekzistues në këtë zonë.

Nafta kërcen mbi 6%, frika për furnizimet rritet pas përplasjeve SHBA-Iran

Porti i ri do të krijonte mundësinë që mallrat të hyjnë dhe të dalin nga Emiratet pa kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit. Pas mbërritjes në Fujairah, ngarkesat do të transportoheshin me rrugë tokësore drejt Dubait, Abu Dhabit dhe tregjeve të tjera të rajonit.

Vendimi vjen pas tensioneve të fundit në Lindjen e Mesme, ku përplasjet mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit shkaktuan ndërprerje të trafikut detar në Hormuz. Sipas raportimeve të Financial Times, aktiviteti në portin Jebel Ali, porti më i madh i rajonit, pësoi një rënie prej 90 deri në 95 për qind gjatë periudhës së bllokimeve.

Zhvillimi i një infrastrukture alternative shihet si një masë për të mbrojtur zinxhirët tregtarë të Emirateve në rast të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Gjirin Persik.

Pas luftës me Hamasin, Izraeli voton për herë të parë/ Netanyahu rrezikon humbjen e shumicës

Megjithatë, Jebel Ali do të mbetet qendra kryesore logjistike e Dubait dhe projekti i ri nuk synon zëvendësimin e tij, por krijimin e një opsioni shtesë për transportin e mallrave.

Investimi fillestar për portin e ri llogaritet në qindra miliona dollarë. Nëse miratohet përfundimisht, ndërtimi mund të përfundojë brenda rreth 18 muajve, duke i dhënë Emirateve një korridor të ri tregtar jashtë zonës së rrezikut të Ngushticës së Hormuzit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco