Një avion që transportonte pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të anijes turistike MV Hondius është ulur në Holandë, pas një situate shëndetësore në bord.
Avioni ishte nisur nga ishulli Tenerife në Spanjë dhe transportonte 26 persona, pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
Sipas autoriteteve holandeze, tetë prej tyre janë shtetas holandezë. Në avion ndodheshin gjithashtu edhe qytetarë nga Belgjika, Greqia, Gjermania, Guatemala dhe Argjentina.
Sipas autoriteteve spanjolle të mbrojtjes civile, në anije ishte identifikuar një vatër e një virusi (hantavirus), çka ka sjellë masa të menjëhershme izolimi dhe evakuimi.
Të gjithë personat e transportuar pritet të vendosen në karantinë për rreth gjashtë javë, sipas autoriteteve në Holandë.
© SYRI.net