Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu e bëri të qartë qëndrimin izraelit në lidhje me luftën në Iran në një intervistë, duke deklaruar se nuk ka mbaruar.
Në një intervistë të transmetuar të dielën në emisionin 60 Minutes, Netanyahu i tha gazetarit të CBS News, Major Garrett, se uraniumi i pasuruar në nivel të lartë duhet të hiqet nga Irani dhe se impiantet e pasurimit të vendit duhet të shkatërrohen.
“Tani, ne kemi ulur shumë prej tyre. Por e gjithë kjo është ende aty dhe ka punë për t’u bërë”, tha Netanyahu, duke iu referuar aftësive bërthamore të Iranit, si dhe aleatëve të tij.
Mediat e huaja shkruajnë se, Netanyahu nuk pranoi të specifikonte se çfarë do të ndodhte nëse nuk arrihej një marrëveshje me Iranin lidhur me materialin e tij bërthamor.
“Hyn brenda dhe e nxjerr jashtë. Nëse arrihet një marrëveshje, kjo do të ishte mënyra më e mirë për të larguar uraniumin shumë të pasuruar të Iranit", shtoi presidenti iranian.
© SYRI.net