Nevojë për të përballuar mungesat në tregun energjetik, Norvegjia synon të rrisë prodhimin e gazit dhe naftës

Nevojë për të përballuar mungesat në tregun energjetik, Norvegjia synon të rrisë prodhimin e gazit dhe naftës

08:42, 10/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Norvegjia ka konfirmuar angazhimin e saj për të vazhduar dhe zgjeruar prodhimin e gazit dhe naftës, pavarësisht kritikave nga grupet mjedisore, shkruan The Guradian. 

Ministri norvegjez i Energjisë, Terje Aasland, deklaroi se vendi do të vazhdojë zhvillimin e aktiviteteve në shelfin kontinental dhe nuk ka ndërmend të reduktojë industrinë energjetike.

Këtë javë, qeveria norvegjeze njoftoi se tre fusha gazi pranë brigjeve jugore të vendit do të rihapen deri në fund të vitit 2028, pothuajse tre dekada pasi kishin ndërprerë aktivitetin.

Vendimi lidhet me nevojën për të përballuar mungesat në tregun energjetik të shkaktuara nga lufta në Ukrainë dhe pasiguritë në furnizimet nga Lindja e Mesme.

Sipas autoriteteve, masa do të ndihmojë në ruajtjen e prodhimit të gazit dhe naftës në nivelet aktuale edhe gjatë viteve të ardhshme. Aktualisht, Norvegjia ka 97 fusha nafte në operim, ndërsa tre të tjera nisën prodhimin gjatë vitit të kaluar.

Drejtoria Norvegjeze parashikon që numri i fushave aktive të kalojë mbi 100 brenda dy viteve të ardhshme, me prodhim që pritet të mbetet të paktën në nivelin aktual prej rreth 2 milionë fuçi nafte në ditë.

 

Vendimi i Oslos shihet si një përpjekje për të forcuar sigurinë energjetike të Evropës në një periudhë tensioni gjeopolitik dhe paqëndrueshmërie në tregjet globale të energjisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco