Vizita e Rubios në Romë, nën masa të rrepta sigurie! Mbyllen rrugët për automjete e këmbësorë

14:47, 08/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Vizita e Rubios në Romë, nën masa të rrepta sigurie! Mbyllen rrugët për automjete e këmbësorë

Është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie vizita e sekretarit amerikan të shtetit sot në Romë, ku u takua me kryeministren Giorgia Meloni dhe ministrin e jashtëm  dhe zv/kryeministrin Antonio Tajani.

Gazetarja e Syri Tv sjell pamjet ku autoritetet italianë kanë vënë në masë të katërt sigurie një perimetër të gjerë pranë kryeministrisë italiane ku u zhvillua takimi Meloni – Rubio. Rrugët janë mbyllur për automjete dhe këmbësore.

Takimi mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio në Pallatin Chigi zgjati rreth një orë e gjysmë.

Takimi nisi pak para mesditës me një shtrëngim duarsh dhe shkëmbim përshëndetjesh mes dy zyrtarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco