Meloni takohet në Romë me Kryeministrin e ri hungarez, Péter Magyar

Meloni takohet në Romë me Kryeministrin e ri hungarez, Péter Magyar

14:52, 07/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Alba Kepi

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, zhvilloi sot në Pallatin Chigi një takim me Kryeministrin e ri të Hungarisë, Péter Magyar, në kuadër të një shkëmbimi të parë zyrtar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe prioritetet evropiane.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë takimit u konfirmua soliditeti i marrëdhënieve mes Italisë dhe Hungarisë, veçanërisht në sektorët e mbrojtjes, sigurisë dhe bashkëpunimit ekonomik. Dy liderët diskutuan mbi sfidat aktuale të Bashkimit Evropian, duke vendosur theksin te forcimi i konkurrueshmërisë së ekonomisë evropiane che menaxhimi i flukseve migratore.

Italia dhe Hungaria kanë marrëdhënie të konsoliduara ekonomike dhe tregtare. Italia renditet ndër partnerët kryesorë ekonomikë të Hungarisë, me investime të rëndësishme italiane në industrinë automobilistike, energji, ndërtim dhe teknologji. Në Hungari operojnë dhjetëra kompani italiane, ndërsa bashkëpunimi është zgjeruar vitet e fundit edhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë strategjike.

Në planin politik, Roma dhe Budapesti kanë mbajtur shpesh qëndrime të afërta mbi çështje që lidhen me kontrollin e migracionit, mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe nevojën për politika më të forta ekonomike në Evropë.

Gjatë bisedimeve u trajtuan edhe zhvillimet ndërkombëtare dhe krizat aktuale gjeopolitike. Të dy liderët ranë dakord të vazhdojnë kontaktet e ngushta dhe koordinimin për temat me interes të përbashkët.

Takimi mes Melonit dhe Magyar konsiderohet një sinjal për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes Romës dhe Budapestit në periudhën e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco