Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

08:21, 07/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Argjentina nxiton të gjejë origjinën e shpërthimit të hantavirusit në anijen turistike MV Hondius

Një shpërthim i rrezikshëm hantavirusi ka goditur anijen turistike MV Hondius, që ishte nisur nga Argjentina drejt Antarktidës, ku deri tani kanë humbur jetën tre persona dhe disa të tjerë janë infektuar ose evakuuar urgjentisht.

Tani autoritetet po hetojnë nëse pasagjerët e morën virusin gjatë udhëtimit në Argjentinë apo brenda vetë anijes, ndërsa dyshohet se varianti “Andes” është përhapur edhe nga personi te personi, diçka shumë e rrallë për hantavirusin.

Alarmi është shtuar sepse disa turistë janë larguar nga anija dhe janë kthyer në SHBA e vende të tjera, duke ngritur frikën e përhapjes më të gjerë të virusit.

Publikohet për herë të parë shënimi i dyshuar i Jeffrey Epstein para vdekjes në burg

Një gjykatës federal në SHBA publikoi për herë të parë një letër që dyshohet se është shkruar nga Jeffrey Epstein pas tentativës së tij për vetëvrasje në burg në korrik 2019, pak javë para se të gjendej i vdekur në qelinë e tij.

Letra u gjet nga shoku i tij i qelisë dhe Epstein shkruante fraza të çrregullta dhe ironike, ku ankohej për hetimet ndaj tij dhe fliste për vdekjen.

Një nga pjesët kryesore thoshte: “Më hetuan për muaj të tërë, nuk gjetën asgjë!!!”, ndërsa më pas shtonte: “Është luks të zgjedhësh vetë momentin kur i thua lamtumirë jetës.” Në fund shkruante edhe: “Çfarë doni të bëj? T’ia plas të qarit? Nuk ia vlen!”.

Publikimi i shënimit ka rikthyer edhe një herë misterin dhe teoritë konspirative që prej vitesh rrethojnë vdekjen e Epstein-it në burgun e Nju Jorkut.

SHBA-ja qëllon mbi cisternën e naftës me flamur iranian, Trump i jep Teheranit ultimatum të ri

SHBA-ja qëlloi ndaj një cisterne nafte me flamur iranian pasi Donald Trump i dha Iranit një ultimatum të ri: ose të pranojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, ose të përballet me bombardime edhe më të ashpra.

Ushtria amerikane tha se anija po përpiqej të thyente bllokadën detare ndaj porteve iraniane dhe se sulmi i dëmtoi drejtimin e cisternës, ndërsa tensionet në Gjirin Persik po rrisin frikën për krizë globale të naftës.

Ndërkohë, SHBA-ja, Irani dhe ndërmjetës si Pakistani po zhvillojnë negociata intensive për një armëpushim të mundshëm, por situata mbetet shumë delikate dhe Trump paralajmëroi se “nëse nuk ka marrëveshje, bombardimet do të rifillojnë”.

Inteligjenca artificiale mund të parashikojë personalitetin tuaj nga historiku i bisedave

Një studim i ri tregon se inteligjenca artificiale mund të “lexojë” personalitetin e një personi vetëm nga historia e bisedave që ai ka bërë me të, duke arritur një saktësi deri rreth 60%.

Studiuesit analizuan dhjetëra mijëra biseda dhe zbuluan se AI arrin më mirë të dallojë tipare si sa i qetë apo i sjellshëm është dikush, por gabon më shpesh në tipare të tjera si disiplina apo përgjegjshmëria.

Edhe pse për një individ rreziku është i kufizuar, studiuesit paralajmërojnë se nëse kjo teknologji përdoret në shkallë të gjerë, mund të shërbejë për manipulim dhe ndikim të opinionit publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco