Garda e Iranit: Kalimi i Ngushticës së Hormuzit i mundur sipas procedurave tona

Garda e Iranit: Kalimi i Ngushticës së Hormuzit i mundur sipas procedurave tona

13:40, 06/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Forcat Detare të Gardës Revolucionare Islamike kanë njoftuar se kalimi i sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit mund të bëhet i mundur.

Sipas raportimit të Reuters, që citon mediat shtetërore iraniane, kjo mund të ndodhë pas përfundimit të “kërcënimeve nga agresorët”.

Marina e IRGC-së theksoi se lëvizja e sigurt dhe e qëndrueshme në këtë rrugë ujore kyçe mund të rikthehet. Kjo vjen pas deklaratave të Donald Trump, i cili një ditë më parë tha se kishte pezulluar “Projektin Liria' për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, për shkak të “përparimit të madh” drejt një “marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare” me Iranin.

Deklarata nuk saktëson se cilat do të jenë procedurat e reja, por falënderon pronarët dhe kapitenët e anijeve për respektimin e rregullave iraniane gjatë kalimit në këtë korridor detar.

Komunikata e Gardës Revolucionare nuk specifikon nëse procedurat iraniane përfshijnë pagesën e tarifës që u ishte vendosur anijeve tregtare gjatë javëve të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco