'Bllokada vijon', Hegseth: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit, botës i duhet kjo rrugë më shumë se ne

'Bllokada vijon', Hegseth: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit, botës i duhet kjo rrugë më shumë se ne

14:06, 05/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, po jep një deklaratë për mediet lidhur me luftën SHBA-Izrael kundër Iranit, së bashku me gjeneralin Dan Caine, kreun e Shtabit të Përbashkët.

Ai tha se 'Projekti i lirisë' vijon dhe është i ndarë nga operacioni më i gjerë i luftës “Project Epic Fury”.

Shefi i Pentagonit deklaroi se Irani ka vepruar në mënyrë agresive ndaj “vendeve të pafajshme”, anijet e të cilave po përpiqen të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Ai tha se Irani është “i turpëruar” dhe, megjithëse pretendon se e kontrollon ngushticën, “nuk e kontrollon”.

Hegseth u shpreh se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një “kupolë” mbi ngushticë si një “dhuratë për pjesën tjetër të botës”. Bllokada mbetet “e hekurt” dhe në fuqi, tha ai.

Ai shtoi se gjashtë anije u përpoqën të çanin bllokadën nga portet iraniane, por u ndaluan nga forcat amerikane.

"Për partnerët, aleatët e botës i themi se ky është një mision i përkohshëm. Siç e thashë më parë, botës i duhet kjo rrugë më shumë se ne. Po stabilizojmë situatën dhe shpejt do jua dorëzojmë përgjegjësinë' 

Ai i bëri thirrje Iranit të lërë anijet të përshkojnë Ngushticën e Hormuzit pa pengesa. "Ujrat ndërkombëtarë i përkasin të gjithë shteteve, jo Iraneve apo tarifave që vendosen për të kaluar'  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco