Një autobus pasagjerësh doli nga rruga dhe u përmbys në Malatya të Turqisë, të dielën pasdite.
Raportimet nga mediat turke thonë se 4 persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur.
Mjeti ka dalë nga rruga, ndoshta për shkak të sipërfaqes së rrëshqitshme të rrugës.
Ekipet e shpëtimit dhe policia janë në vendngjarje.
© SYRI.net