Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 23 e protestës qytetare: Rama jepe dorëheqjen

Negociatat me Iranin, Nick Stewart pjesë e ekipit amerikan

Negociatat me Iranin, Nick Stewart pjesë e ekipit amerikan

21:32, 02/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar përfshirjen e Nick Stewart në ekipin amerikan të negociatave me Iranin, në rolin e këshilltarit.

“Nick Stewart është një njohës me përvojë i politikës dhe një vlerë e madhe, një aset i rëndësishëm për ekipin e talentuar të të dërguarit special Steve Witkoff”, tha zëdhënësja Olivia Wales.

“Ai sjell me vete një përvojë të gjerë në lidership dhe në politikat ndaj Iranit, të fituar në Departamentin e Shtetit gjatë administratës së parë të Donald Trump dhe në Kongres, dhe është një zë i besuar ndërsa i dërguari special Witkoff punon në koordinim të plotë me Presidentin Donald Trump dhe ekipin e tij të sigurisë kombëtare për të arritur një marrëveshje të favorshme për SHBA-në dhe për botën.”

Sipas zyrtarëve amerikanë të cituar nga CBS News, Stewart — ish-lobist dhe ish-zyrtar i Departamentit të Shtetit — është përfshirë në ekip me nxitjen e Jared Kushner.

Në të kaluarën, ai ka punuar gjithashtu për “Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë” dhe për “Iran Action Group”  (Grupi i Veprimit për Iranin) në Departamentin e Shtetit gjatë administratës së parë Trump. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco