“Urime Marinës sonë! U kisha dhënë udhëzimin që të pengonin flotiljen e mbështetësve të Hamasit të arrinte në brigjet e Gazës. Misioni u përmbush me sukses të plotë’ Ky ishte reagimi i kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu në një reagim pasi autoritetet izraelite ndaluan më shumë se 20 anije që transportonin ndihma dhe ishin nisur drejt Rripit të Gazës, ndërsa dhjetëra aktivistë u ndaluan.
Netanjahu u shpreh I vendosur se asnjë anije të cilat ai i quan mbështetës të Hamasit nuk do të mbërrijnë në territorin e tyre, madje me ironi tha se ata do ta shohin Gazën nga Youtube.
Asnjë anije apo mbështetës i Hamasit nuk arriti në territorin tonë, e aq më pak në ujërat tona territoriale. Ata u zmbrapsën dhe do të kthehen në vendet e tyre të origjinës. Do të vazhdojnë ta ndjekin Gazën në YouTube” deklaroi kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu në një reagim.
Ndërkohë ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa'ar deklaroi se ‘në koordinim me qeverinë greke, personat e transferuar nga anijet e flotiljes në anijen izraelite do të zbarkohen në Greqi në orët në vijim”
Sipas Ministrisë së Jashtme të Izraelit, rreth 175 aktivistë po transportohen drejt territorit izraelit “në mënyrë paqësore”, pas ndërhyrjes së marinës izraelite në det të hapur.
Nërkohë, grupi “Global Sumud Flotilla” e përshkroi operacionin si një “sulm të dhunshëm në ujëra ndërkombëtare”, duke shtuar se forcat izraelite hipën në disa prej anijeve dhe dëmtuan motorët, duke lënë qindra civilë të bllokuar në mjete të dëmtuara në prag të një stuhie.
Ndërhyrja ndodhi në perëndim të Kretës, rreth 1 000 kilometra larg Izraelit.
Ushtria izraelite dha një deklaratë të shkurtër, duke theksuar se po zbaton bllokadën detare të Gazës për arsye sigurie dhe se veprimet janë kryer me udhëzime nga drejtuesit politikë të vendit.
Aktivistët deklaruan se anije të shpejta izraelite iu afruan flotiljes gjatë natës dhe se ushtarët përdorën lazer dhe armë për të kontrolluar situatën, duke urdhëruar personat në bord të mblidheshin në pjesën e përparme të anijeve dhe të gjunjëzoheshin.
© SYRI.net