Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe presidenti rus, Vladimir Putin kanë pasur një bisedë të gjatë telefonike për gati 1 orë e gjysmë. Të dy liderët kanë diskutuar një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë dhe bashkëpunimin mbi krizat ndërkombëtare
’Me Putin folëm për Ukrainën dhe Iranin’ tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
‘Do të gjejmë zgjidhje. Vladimir Putin mund të shpallë një armëpushim të vogël në Ukrainë” shtoi ai.
Putin “më tha se dëshiron të ndihmojë në luftën kundër Iranit”, ndërsa “unë i kërkova të ndihmojë në luftën në Ukrainë” sqaroi më tej.
Agjencia ruse e lajmeve, Tass tha se Putin është shprehur i gatshëm të shpallë një armëpushim për periudhën e Ditës së Fitores, më 9 maj.
Presidenti rus Vladimir Putin i ka garantuar homologut të tij amerikan Donald Trump se një marrëveshje për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë është shumë pranë deklaroi Yuri Ushakov, i cituar nga TASS.
Sa i takon luftës në Iran, Putin ka paraqitur një plan lidhur me çështjen bërthamore iraniane, shkruan Tass.
Moska ka paraqitur një sërë propozimesh për zgjidhjen e çështjes së programit bërthamor të Iranit, bëri të ditur këshilltari presidencial rus Yuri Ushakov, duke iu referuar bisedës telefonike mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Trump.
“Rusia është e angazhuar fuqimisht për të mbështetur përpjekjet diplomatike që synojnë një zgjidhje paqësore të krizës dhe ka paraqitur një sërë propozimesh për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi programin bërthamor iranian”, tha Ushakov raporton nga TASS.
Ai shtoi se, për këtë qëllim, do të vijojnë kontaktet aktive me përfaqësuesit iranianë, liderët e vendeve të Gjirit Persik, si dhe me Izraelin dhe ekipin negociator amerikan.
© SYRI.net