Trump refuzon propozimin e Iranit, bllokada detare mbetet në fuqi! Axios: CENTCOM plan sulmesh ndaj Iranit

Trump refuzon propozimin e Iranit, bllokada detare mbetet në fuqi! Axios: CENTCOM plan sulmesh ndaj Iranit

19:00, 29/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti amerikan, Donald Trump, refuzoi propozimin e Iranit dhe ka vendosur të mbajë në fuqi bllokadën detare në Ngushticën e Hormuzit.

Lajmi bëhet i ditur nga Axios, i cili citon një bisedë me presidentin.

“Bllokada detare ndaj Iranit do të vazhdojë derisa regjimi të pranojë një marrëveshje që adreson shqetësimet e Shteteve të Bashkuara lidhur me programin e tij bërthamor”, shkruan media amerikane, duke cituar deklaratat e Trump.

Ndërkohë Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) thuhet se ka përgatitur një plan për një valë sulmesh “të shkurtra dhe të fuqishme” ndaj Iranit, me shpresën për të zhbllokuar ngërçin në negociata.

Këtë e raporton Axios, duke cituar tre burime të ndryshme të informuara. Sipas tyre, pas sulmeve – që do të përfshinin objektiva infrastrukturore – Shtetet e Bashkuara do të rifillonin presionin ndaj regjimit që të rikthehet në tryezën e bisedimeve dhe të tregojë më shumë fleksibilitet.

Në një postim në rrjetin social Truth pak orë më parë Donald Trump sulmoi sërish Iraninduke deklaruar se regjimi duhet “të marrë masa” dhe se nuk di “si të firmosë një marrëveshje jo-bërthamore”.

Postimi, u shoqërua me një imazh të krijuar qartësisht nga inteligjenca artificiale, ku ai paraqitet duke mbajtur një mitraloz përpara një vargmali të goditur nga shpërthime.

“Mjaft me ‘zotërinë e sjellshëm’”, shkruhet në përshkrim, duke iu referuar një postimi të mëparshëm të Trump, ku ai shprehej se do të ndiqte një linjë më të ashpër ndaj Iranit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco