Erdogan bën thirrje për unitet dhe vëllazëri mes sfidave rajonale

Erdogan bën thirrje për unitet dhe vëllazëri mes sfidave rajonale

16:17, 29/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka bërë thirrje për unitet dhe vëllazëri mes sfidave me të cilat përballet rajoni.

“Veçanërisht gjatë kësaj periudhe të dhimbshme që po kalon rajoni ynë, duhet të lëmë mënjanë dallimet tona të origjinës, prirjes dhe sektit dhe të përqafojmë unitetin duke ngritur vëllazërinë”, tha Erdogan në një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Ai theksoi se linja më e fortë e rezistencës ndaj atyre që përpiqen të “vënë vëllain kundër vëllait është të qëndrojmë të bashkuar si një mur”. Erdogan shtoi se dallimet në pikëpamjet politike dhe botëkuptimet nuk duhet të shkaktojnë polarizim. Përkundrazi, siç tha ai, ato janë vlera të veçanta që pasqyrojnë pasurinë njerëzore dhe intelektuale.

“Jo vetëm mes nesh, por edhe përtej kufijve tanë, duhet të flasim gjuhën e vëllazërisë dhe të përcjellim mesazhet tona të paqes shumë fuqishëm. Turqia po e përmbush këtë mision”, tha ai.

Presidenti turk theksoi se vendi i tij nuk bën dallim mes vëllezërve të saj në rajon, qofshin kurdë, arabë, turkmenë apo persë. Ai theksoi se përpjekja për të ndërtuar një paradigmë të re sigurie bazuar në një histori dhe të ardhme të përbashkët nuk është një politikë për t’u kritikuar.

Përkundrazi, sipas tij, është një politikë që duhet vlerësuar, mbështetur dhe lavdëruar.

“Prandaj, rënia në kurthet e atyre që duan të kryejnë operacione të reja në rajonin tonë do të ishte një tradhti ndaj historisë dhe së ardhmes sonë. Askush nuk mund të vijë mes nesh dhe vëllezërve tanë me të cilët kemi jetuar në të njëjtat toka për një mijë vjet”, tha Erdogan./ AA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco