Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump organizuan një darkë shtetërore për Mbretin Charles dhe Mbretëreshën Camilla në Shtëpinë e Bardhë të martën.
Fjalimet në darkën shtetërore midis Donald Trump dhe Mbretit Charles ishin plot miratim të ndërsjellë dhe miqësi midis dy vendeve.
Batutat nuk munguan as nga ana e mbretit Charles. Monarku iu përgjigj komenteve që Trump kishte bërë disa muaj më parë, ku thoshte se nëse nuk do të ishte për ndihmën e amerikanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, Europa do të fliste gjermanisht dhe pak japonisht.
“Guxoj të them se, nëse nuk do të ishim ne, ju do të flisnit frëngjisht”, pohoi mbreti Charles.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme pas deklratës së Mbretit Charles, ka reaguar më një shënim të shkurtër në rrjetet sociali edhe Presidenti Francez Emanuel Macron. Do të ishte shik…shkruan ai në tekstin që shoqëron deklaratën e Charles.
© SYRI.net