Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

 Trump kërcënon Iranin me një foto lufte: S’di se si të nënshkruajë një marrëveshje jo bërthamore

Trump kërcënon Iranin me një foto lufte: S’di se si të nënshkruajë një marrëveshje jo bërthamore

11:31, 29/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka kërcënuar sërish Iranin që të dakordësohet për një marrëveshje jo bërthamore, përndryshe, siç shprehet ai, nuk do të sillet më si një djalë i mirë dhe do të godasë me sulme.

Në një reagim në Truth Social, presidenti i SHBA ka ndarë një foto të tij me një peisazh pas të një mali ku ndodhin shpërthime të fuqishme.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan i bën thirrje Teheranit të nxitojë dhe të vendosë “me zgjuarsi”, duke kërcënuar indirekt se nëse kjo nuk bëhet, operacionet ushtarake të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit do të rifillojnë.

“Irani nuk po e gjen rrugën e vet. Ata nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jo-bërthamore. Më mirë të vijnë në vete shpejt!”, shkroi ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco