Lajmi i fundit

Rama po braktiset nga të tijët/ Deputetja e PS: Nga sot e tutje jam e pavarur…

 Përfshihet nga flakët një varkë në Venecia, plagoset një person

Përfshihet nga flakët një varkë në Venecia, plagoset një person

17:44, 28/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një varkë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Venecia, ku si pasojë është plagosur një person. Zjarri ka shpërthyer në një varkë të vogël, ndërsa ka prekur edhe një varkë të dytë e cila ndodhej pranë saj.

Mediat shkruajnë se kalimtarët që vunë re ngjarjen fillimisht u përpoqën të frenonin flakët duke përdorur zjarrfikëse, deri në ardhjen e forcave të emergjencës.

Bëhet me dije se zjarri ka shpërthyer teksa pronari po kryente punë në varkë. Ai ka marrë një djegie në krah dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco