Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Festivali tradicional përfundon në tragjedi! Demi sulmon për vdekje një 33-vjeçar në Andaluzi

Festivali tradicional përfundon në tragjedi! Demi sulmon për vdekje një 33-vjeçar në Andaluzi

20:03, 27/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një festival tradicional me demat është kthyer në një tragjedi në Anadaluzi. Kjo pasi, një dem sulmoi për vdekje një 33-vjeçar, para një turme spektatorësh. Ngjarja tragjike ndodhi gjatë festimeve të Shën Markut, kur një fermer mori dëmtime të lehta si pasojë e sulmit, ndërsa pronari i fermës u godit për vdekje.

Mediat shkruajnë se demi ka shpëtuar nga litarët me të cilët mbahej dhe papritur ka sulmuar pronarin e fermës, duke i shkaktuar plagë të thella në bark dhe gjoks. 33-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por pavarësisht operacionit urgjent dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, gjendja e tij mbeti kritike dhe ndërroi jetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco