Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar vendosjen e kufizimeve të vizave për dhjetëra individë të lidhur me kartelin meksikan Sinaloa.
PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin social âXâ, Rubio shkruan se administrata e Donald Trump po pĂ«rdor tĂ« gjitha mjetet nĂ« dispozicion pĂ«r tĂ« luftuar kartelet e drogĂ«s qĂ« operojnĂ« nĂ« hemisferĂ«n perĂ«ndimore.
Sipas tij, Departamenti i Shtetit ka vendosur kufizime vizash për 75 persona që janë familjarë ose bashkëpunëtorë të afërt, apo biznese, të individëve të sanksionuar për lidhje me kartelin.
Ndërkohë kujtojmë se një operacion i mëparshëm çoi në arrestimin e rreth 600 personave të lidhur me Kartelin Sinaloa, si dhe sekuestrimin e armëve, miliona dollarëve në para dhe sasi të mëdha drogrash, përfshirë fentanil, metamfetaminë, kokainë dhe heroinë.
Mes anëtarëve të përfshirë ishte dhe biznesmeni shqiptar Luftar Hysa, i njohur edhe si mik i Edi Ramës. Hysa akuzohej se pastronte paratë e kartelit përmes kazinove. Ndaj tij SHBA vendosi sanksione dhe sekuestrimi e pasurive.
© SYRI.net