Bashkimi Evropian ka ripërsëritur edhe njëherë se Evropa nuk ka mungesa karburanti për avionë, për momentin.
Një zëdhënës i Komisionit Evropian e përsëriti këtë gjatë konferencës së përditshme për gazetarët.
Referuar situatës që po ndodh me Ngushticën e Hormuzit dhe bllokadës amerikane për cisternat e naftës që kalon përgjatë rrugës ujore, BE njoftoi se grupi i Koordinimit të Naftës "do të takohet përsëri në fund të kësaj jave".
"Disponueshmëria e karburantit të aviacionit është padyshim një përparësi dhe është e rëndësishme të nënvizohet se, këtu në Bashkimin Evropian, ne gjithashtu kemi kapacitet të konsiderueshëm për rafinimin e naftës bruto dhe prodhimin e karburantit për avionë".
Zëdhënësi i Komisionit Evropian u shpreh gjithashtu se po bëhen përgatitje për veprime të mundshme.
"Megjithatë, gjithçka varet nga mënyra se si do të evoluojë situata. Aktualisht, nuk ka mungesa karburanti në BE.", raporton ANSA.
© SYRI.net