'Mbi 1 mijë terroristë janë eliminuar'/ Izraeli: Operacionet kundër Hezbollahut do të intensifikohen

'Mbi 1 mijë terroristë janë eliminuar'/ Izraeli: Operacionet kundër Hezbollahut do të intensifikohen

07:17, 06/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Forcat izraelite kanë paralajmëruar se operacionet kundër Hezbollahut do të “intensifikohen”.

Gjenerali Eyal Zamir, vizitoi zonën Ras al-Bayda, pika më veriore në Libanin jugor ku trupat izraelite po operojnë aktualisht.

Ai theksoi se më shumë se 1 mijë terroristë janë eliminuar që kur nisi lufta më 2 mars.

“Dëmi që i shkaktojmë Hezbollahut do të rritet. Më shumë se 1,000 terroristë të Hezbollahut janë eliminuar” që kur lufta rifilloi më 2 mars”, deklaroi Zamir, duke shtuar: “Ushtria izraelite po rrit sulmet e saj ndaj pozicioneve të Hezbollahut dhe ushtarët po përparojnë në kufi. Ushtria synon të “sprapsë kërcënimin për komunitetet e veriut të Izraelit dhe ne do të qëndrojmë në këtë linjë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco