'Teherani të bëjë marrëveshje para se të jetë vonë' - Trump konfirmon sulmin ndaj urës në Iran, la pas dy të vdekur

'Teherani të bëjë marrëveshje para se të jetë vonë' - Trump konfirmon sulmin ndaj urës në Iran, la pas dy të vdekur

19:16, 02/04/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka shpërndarë në rrjetet sociale një video të një sulmi mbi një urë në Karaj, Iran.

Videoja tregon urën duke shpërthyer dhe një re e madhe tymi e flake pas një sulmi ajror të ndodhur më herët gjatë ditës. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kishin deklaruar më parë për BBC se nuk ishin në dijeni të këtij sulmi.

Me publikimin e videon, Trump duket se po merr përgjegjësinë për të.

Ura më e madhe në Iran po shembet dhe nuk do të përdoret më kurrë — do të ketë edhe shumë të tjera! ËSHTË KOHA QË IRANI TË BËJË MARRËVESHJE PARA SE TË JETË VONË, DHE PARA SE TË MOS MBETET ASGJË NGA AJO QË MUND TË BËHEJ NJË VEND I MADH!” shkroi presidenti në platformën e tij Truth Social.

Mediat iraniane raportojnë se dy persona kanë humbur jetën nga sulmi.

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes nuk ka reaguar ende ndaj kërkesave për koment.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco