Një ngjarje e frikshme dhe e çmendur ka ndodhur në stacionin e trenit Northgate në Seattle, ku një person tentoi të shtyjë një udhëtar drejt shina¬ve të trenit, ndërsa treni po afrohej, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij.
26-vjeçari Elisio Melendez u kap nga kamerat e sigurisë duke pritur që treni të afrohej dhe më pas ai hidhet në aksion duke shtyrë drejt shinave një person, i cili po qëndronte në platformë duke lexuar në telefon.
Falë refleksit të shpejtë, viktima arriti të ruante balancën dhe të shmangte rënien në shina, duke i shpëtuar përplasjes me trenin. Pas një përplasje të shkurtër fizike, sulmuesi u largua nga vendi i ngjarjes.
Autoritetet identifikuan më vonë Melendezin përmes pamjeve të kamerave të sigurisë dhe e arrestuan./ topchannel/
© SYRI.net