Presidenti rus, Vladimir Putin, do të presë këtë të enjte ministrin e Jashtëm të Egjiptit, Badr Abdelatty, në një takim të rëndësishëm diplomatik ku në qendër të diskutimeve pritet të jetë lufta në Iran dhe zhvillimet më të gjera në Lindjen e Mesme.
Sipas Kremlinit, përmes zëdhënësit Dmitry Peskov, bisedimet do të përfshijnë jo vetëm situatën e përshkallëzuar të konfliktit, por edhe marrëdhëniet dypalëshe mes Rusisë dhe Egjiptit, si dhe rolin që këto dy vende mund të luajnë në përpjekjet për de eskalimin e situates..
Takimi vjen në një moment kur lufta në Iran ka rritur ndjeshëm tensionet rajonale dhe globale, duke nxitur një valë të re përpjekjesh diplomatike nga aktorë të ndryshëm ndërkombëtarë. Egjipti është shfaqur së fundmi si një ndër vendet kyçe që po përpiqet të ndërmjetësojë mes palëve, duke mbështetur dialogun dhe negociatat si rruga e vetme për zgjidhjen e konfliktit.
© SYRI.net