Së fundmi, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur në Jordani, ndalesa e fundit në turin e tij të shpejtë në Lindjen e Mesme.
Zelensky thekson se “siguria është prioriteti kryesor” sot, duke ndarë një video ku shihet duke u përshëndetur nga zyrtarët jordanezë në pistën e aeroportit.
“Takime të rëndësishme në vijim”, tha ai.
Lideri ukrainas po zhvillon një tur për të ndërtuar marrëdhënie në rajon, pasi ka ndaluar më parë në Katar, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ai ka nënshkruar marrëveshje me Arabinë Saudite dhe Katarin për ndarjen e ekspertizës dhe teknologjisë në mbrojtjen ndaj dronëve.
© SYRI.net