Macron paralajmëron për mundësinë e pushtimit të Libanit

Macron paralajmëron për mundësinë e pushtimit të Libanit

22:24, 23/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi sot se çdo pushtim territori nuk mund të garantojë sigurinë e askujt, duke aluduar në operacionin tokësor izraelit në Liban.

“Në një kohë konfliktesh të ndryshme, në një kohë kur disa do të na shtynin të përshkallëzonim luftërat, në një kohë kur të tjerët do të donin që ne të besonim se siguria mund të garantohet vetëm duke pushtuar fqinjin që kemi frikë, Libani na kujton vetëm një gjë - fuqinë e universalizmit”, tha Macron.

Presidenti francez e tha këtë në hapjen e një ekspozite në Institutin e Botës Arabe në Paris, në prani të Ministrit Libanez të Kulturës, Ghassan Salameh.

"Mbështetja e Francës është e paçmuar", tha Salame.

Izraeli po kryen një operacion të madh ajror kundër Libanit dhe një operacion tokësor përgjatë kufirit me Libanin.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, 1,039 persona humbën jetën në ato sulme në Liban.

Libani ka qenë shënjestër e sulmeve izraelite që nga 2 marsi. Izraeli pretendon se po sulmon fortesat e lëvizjes Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Sulmet janë pjesë e një krize më të gjerë në Lindjen e Mesme që filloi më 28 shkurt kur forcat amerikane dhe izraelite nisën sulme ajrore kundër Iranit, i cili u përgjigj me sulme ndaj vendeve me prani amerikane në rajon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco