Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Ministria e Brendshme, pjesëmarrja në votim në orën 12:00 ka arritur rreth 14%. Kjo shifër konsiderohet ende e pjesshme, pasi përfshin vetëm rreth 25% të qendrave të votimit.
Qytetarët janë thirrur të shprehen mbi ligjin kushtetues që parashikon ndryshime në organizimin e sistemit gjyqësor dhe krijimin e një Gjykate Disiplinore. Referendumi është i tipit konfirmues, çka do të thotë se nuk kërkohet arritja e një kuorumi për vlefshmërinë e tij.
Sipas Ministrisë së Brendshme, të drejtën e votës e kanë mbi 51 milionë qytetarë, ndër të cilët më shumë se 5 milionë jetojnë jashtë vendit. Qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 23:00 gjatë ditës së sotme dhe do të rihapen nesër nga ora 07:00 deri në 15:00.
Procesi i votimit po monitorohet në kohë reale dhe të dhënat mbi pjesëmarrjen pritet të përditësohen gjatë gjithë ditës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votim, duke e konsideruar këtë një moment të rëndësishëm për vendimmarrjen demokratike në vend.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme italiane, pjesëmarrja në referendumin kushtetues të zhvilluar më 22–23 mars 2026 është regjistruar në nivele të ulëta në të gjithë vendin. Mesatarja kombëtare e pjesëmarrjes është 14,86%.
Të dhënat tregojnë dallime mes rajoneve:
Nivelet më të larta të pjesëmarrjes janë regjistruar në Emilia-Romagna me 19,49%, Friuli-Venezia Giulia me 17,87%, Lombardia me 17,55%, Liguria me 17,48% dhe Lazio me 16,25%.
Pjesëmarrja më e ulët është shënuar në Calabria (9,74%), Basilicata (9,84%), Sicilia (10,06%) dhe Campania (10,95%).
Rajone të tjera si Marche (15,59%), Piemonte (14,47%), Abruzzo (14,09%) dhe Sardegna (13,83%) paraqiten pranë mesatares kombëtare.
Të dhënat pasqyrojnë një nivel të përgjithshëm pjesëmarrjeje të ulët në këtë proces referendar./Nga Alba Kepi
© SYRI.net