Takimi trepalësh midis Ukrainës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, i planifikuar fillimisht për këtë javë, është shtyrë për shkak të luftës në Lindjen e Mesme, shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në rrjetin social X këtë mbrëmje.
“Aktualisht, prioriteti dhe e gjithë vëmendja e partnerëve është përqendruar në situatën në Iran, prandaj takimi, i planifikuar për këtë javë, është shtyrë me sugjerimin e Shteteve të Bashkuara”, tha Zelensky.
Ai saktësoi se Ukraina mbetet e gatshme të takohet në çdo kohë për t'i dhënë fund konfliktit.Në të njëjtin mesazh, Zelensky akuzoi Rusinë për manipulimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe për shndërrimin e sulmeve të regjimit iranian ndaj fqinjëve të tij dhe bazave amerikane në një front të dytë në luftën që Rusia po zhvillon kundër Ukrainës dhe, në një kuptim më të gjerë, kundër të gjithë Perëndimit.
"Kjo nuk duhet të tolerohet. Nuk duhet të lejojmë që e keqja të koordinohet", shtoi presidenti ukrainas.
© SYRI.net