Italia dëbon dy atashe ushtarakë në ambasadën ruse të akuzuar për spiunazh, Tajani: Ndërhyrje e papranueshme!

Italia dëbon dy atashe ushtarakë në ambasadën ruse të akuzuar për spiunazh, Tajani: Ndërhyrje e papranueshme!

13:39, 09/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qeveria italiane ka dëbuar dy atashe ushtarakë që punojnë në Ambasadën Ruse në Itali. Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani njoftoi dëbimin në një postim në rrjetet sociale, duke shpjeguar se të dy u identifikuan si “përgjegjës për aktivitete spiunazhi” në hetimin e kryer nga Prokuroria e Romës.

“Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme sapo ka informuar Ambasadorin rus në Romë se Ivan Petroviç Gorbaçov dhe Mikhail Vasilyeviç Astakhov duhet të largohen nga Roma brenda tre ditësh.

Moska vazhdon të përdorë armët e saj hibride për të sulmuar Perëndimin dhe Italinë. Kjo është një ndërhyrje serioze dhe e papranueshme në institucionet dhe sigurinë kombëtare italiane.”, shkroi ministri italian në rrjete sociale.

Ministria e Jashtme ruse reagoi menjëherë ndaj lajmit të dëbimit, duke premtuar se do t’i “përgjigjej në mënyrë të përshtatshme” vendimit të Romës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco