'Ikni nga Iraku' - Ambasada e SHBA-së thirrje amerikanëve! Izraeli 5 mijë bomba mbi Iran

'Ikni nga Iraku' - Ambasada e SHBA-së thirrje amerikanëve! Izraeli 5 mijë bomba mbi Iran

19:13, 04/03/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad u ka bërë hirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që ndodhen në Irak të largohen nga vendi “sa më shpejt që të jetë e mundur dhe në mënyrë të sigurt”.

Ata këshillohen të qëndrojnë të strehuar në vende të sigurta,streha derisa kushtet “të jenë të sigurta për t’u larguar”, shkruan BBC.

 “Nëse është e sigurt për ta bërë këtë, amerikanët duhet të largohen nga Iraku tani.”

Ndërkohë i gjithë Iraku është në black out total, njoftoi Ministria e Energjisë.

“Rrjeti elektrik është fikur plotësisht në të gjitha provincat e Irakut”, citohet të ketë thënë ministria nga Agjencia Irakiane e Lajmeve (INA). Sipas një deklarate të parë nga agjencia Reuters, autoritetet kanë bërë të ditur se arsyeja e kësaj ndërprerjeje masive është ende nën hetim.

Mbi 17.500 amerikanë janë kthyer në Shtetet e Bashkuara që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën luftën kundër Iranit. Mbi 8.500 prej tyre janë kthyer vetëm dje, ka deklaruar zëvendëssekretari i Shtetit, Dylan Johnson. Departamenti i Shtetit ka asistuar afro 6.500 persona, shumica e të cilëve janë larguar me fluturime tregtare. Shtetet e Bashkuara po organizojnë gjithashtu fluturime çarter, të vëna në dispozicion pa pagesë.

Ndërkohë forcat ajrore të Izraelit deklaruan se kanë hedhur 5 mijë bomba mbi Iran në kuadër të operacionit të tyre aktual ushtarak, i cili nisi të shtunën.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin social X, ato theksuan: “Avionët luftarakë të forcave ajrore izraelite vijojnë të thellojnë epërsinë ajrore në të gjithë territorin e Iranit, me theks të veçantë në zonën e Teheranit.”

Mesazhi u shoqërua me një video, për të cilën ushtria izraelite tha se paraqet pamje nga një goditje me raketë ndaj një sistemi të mbrojtjes ajrore iraniane në Teheran, shkruan The Guardian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco